
Interi do të luajë ditën e sotme në transfertë përballë Bolognas, ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit italian. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Renato Dall'Ara”, do të startojë në orën 18:00.
Tashmë dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të hedhin në fushë që nga minuta e parë e kësaj sfide. Kristjan Asllani nuk do të jetë titullar, me Inzaghin që i beson “çelësat” e mesfushës Calhanoglus, i saporikthyer nga dëmtimi.
FORMACIONET ZYRTARE:
BOLOGNA: Skorupski, Posch, Beukema, Lucumi, Kristiansen, Aebischer, Freuler, Ferguson, Odgaard, Zirkzee, Saelemaekers.
INTER: Sommer, Bisseck, Acerbi, Bastoni, Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Carlos, Thuram, Alexis Sanchez.