
Partizani do të luajë sot kundër Skënderbeut, ndeshje e vlefshme për javën e pestë të Superiores. Ky takim do të zhvillohet në orën 16:45, në stadiumin "Elbasan Arena".
Të dy trajnerët, si Ilir Daja ashtu edhe Julian Ahmataj kanë zgjedhur titullarët që do të zbresin në fushën e blertë.
Tekniku kryeqytetas kërkon fitoren ndaj korçarëve, ndërsa trajneri i bardhekuqve tenton surprizën ndaj të kuqve. Më poshtë njihuni me formacionet zyrtare.
PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Cardoso, Mala, Bardhi, Solomon Trajner: Ilir Daja
SKËNDERBEU: Dajsinani, Vitija, Bicaj, Duka, Vangjeli, Taipi, Dowouna, Çela, Berisha, Tereziu, Pusi Trajner: Julian Ahmataj
Poll