Tirana do të luajë kundër Bylisit, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ky takim do të zhvillohet në orën 17:30, ndërsa trajnerët respektivë kanë vendosur për titullarët.
Egbo ka lënë në stol Gent Muçën dhe Elton Kalenë, dy futbollistë që kanë mbajtur peshën kryesore në skuadër këtë sezon futbollistik. Nuk dihet arsyeja e kësaj përzgjedhje, ndërkohë më poshtë mund të njiheni me 11-shet titullare të dy ekipeve.
TIRANA: Lika, Ismajlgeci - Vangjeli - Hoxhallari - Doka, Batha - Torasa -Celhaka, Halili - Muçi, Ngoo Trajner: Emanuel Egbo
BYLIS: Miraka, Sallaku - Shkalla - Hadroi - Janku, Ujka - Mellugja - Murataj, Ndreca, Ntephe, Peposhi Trajner: Velkjo Dovedan
Kujtojmë që ndeshja e parë Bylis - Tirana ka përfunduar me shifrat 2-1.
