
Sfida mes Bylisit dhe Tiranës është në rrezik për shkak se institucionet e shëndetësisë shprehen se është shkelur protokolli. Klubet kanë zbritur në fushë dhe trajnerët kanë publikuar formacionet që do të luajnë në fushë edhe pse ende nuk është marrë vendimi zyrtar.
Te Bylisi nuk do të luajë Guindo dhe në vend të tij aktivizohet Mozzone, ndërsa te Tirana nuk ka asnjë ndryshim nga sfida e fundit e luajtur para se të ndalej kampionati nga pandemia.
Bylis: Miraka, Ntephe, Shkalla, Goxhaj, Peposhi, Bajramaj, Mëllugja, Murataj, Hadroj, Ndreca, Mozzone
Tirana: Lika, Hoxhallari, Vangjeli, Muça, Doka, Batha, Celhaka, Torrasa, Cale, Cobbinah, Ngoo
Janë publikuar edhe formacionet në Vlorë për sfidën mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Troisi dhe Jonuz mes shumë mungesash kanë zgjedhur 11 titullarët. Kapiteni Gilman Lika për probleme fizike do ta nisë nga stoli këtë ndeshje, ndërsa edhe te Flamurtari, Sukaj mbrojtësi Sarri nuk do të jenë të gatshëm.
Flamurtari: Moçka, Hoxhaj, Qarri, Pjeshka, Muçollari, Vrapi, Lucas Ramos, Indio Oliverira, Kadriaj, Carlos Henrique, Ribaj
Vllaznia: Sherri, Gligorov, Malota, Shehi, Marku, Gurishta, Krymi, Hygor, Zogaj, Shtubina, Junior