Kukësi dhe Flamurtari do të përballen sot në kampionat, e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Në lidhje me këtë takim, të dy trajnerët kanë zgjedhur lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës që nga minuta e parë.
Për Kukësin, do të mungojë Vasil Shkurtaj, I cili vuan nga një dëmtim, që e pësoi para ndeshjes me Partizanin. Po ashtu edhe mbrojtësi Obanor për shkak të kartonëve të verdhë.
Kujtojmë që kjo ndeshje do të luhet në stadiumin "Roza Haxhiu" në Lushnje, me fillim nga ora 14:00.
Kukësi: Xhika, Kitanovski, Lulaj, Teqja, Maliqi, Ethemi, Musolli, Rroca, Abazaj, Daku, Gavazaj


Flamurtari: Moçka, Muçollari, Pjeshka, Zeqaj, Gocaj, Nebihu, Rrapaj, Hoxhaj, Vatnikaj, Ribaj, Sukaj
Galeria fotografike ()
Poll