Laçi do të luajë në orën 19:00 sfidën e turit të parë të Europa League ndaj Kesla. Kurbinasit kërkojnë suksesin ndaj skuadrës nga Azerbajxhani edhe pse do të jetë një sfidë delikate. Pak minuta më parë, janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja skuadrat.
Trajneri Armandu Cungu ka befasuar me formacionin e tij pasi në qendër të mbrojtës nuk do të luajë Malota siç është përfolur ditët e fundit, por Selamani që në kampionat ishte titullar. Nga afrimet e fundit në fushë nga minuta e parë do të luajë vetëm Lucas Ramos që erdhi nga Flamurtari.

Poll