
Kukësi-Vllaznia është një nga supersfidat e ditës së sotme të Abissnet Superiore e vlefshme për javën e 6-të. Takimi do të nisë në orën 13:45 dhe do të luhet në stadiumin "Arena Egnatia". Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja ekipet.
Te Kukësi, trajneri Longo ka bërë disa ndryshime nga ndeshje e kaluar duke kaluar Hilën në mesfushë, ndërsa Basa ka përfunduar në stol. Ndryshime edhe te Vllaznia me trajnerin Brdaric që ka hedhur në fushë 4 sulmues. Adili dhe Da Silva rikthehen titullar, ndërsa Krymi është lënë në stol pasi nuk është në gjendje të mirë fizike. Në sulm do të luajnë Latifi, Gjurgjevic dhe Aralica, ndërsa do të mbështen nga brazilian Da Silva.
Formacionet zyrtare:
Kukësi (4-3-3): Tafas, Peposhi, Bytyçi, Lulaj, Ndreca; De Lucas, Sh. Taipi, Hila; Gj. Taipi, Milunoviç, Feijao.
Vllaznia (4-2-3-1): Zogoviç; Gurishta, Diagne, Adili, Hakaj; Jonuzi, Heriç; Da Silva, Latifi, Djurdjeviç; Aralica.