
Sfida Paderborn-Dortmund do të jetë ndeshja e radhës në Bundesligën gjermane që do të luhet ditën e sotme. Një takim që do të ketë disa mungesa nga të dy skuadrat për arsye kartonash, por edhe dëmtimesh.
Te Paderborn nuk do të luajë mesfushori shqiptar, Klaus Gjasula për shkak të pezullimit me kartona, ndërsa te Dortmund do të mungojnë, Reus, Haaland, Schulz e Dahoud për arsye dëmtimesh. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet titullare nga të dyja ekipet.
Paderborn: Zingerle, Antëi-Adjej, collins, Drager, Holtman, Hunemier, Mamba, Scholau, Srbeny, Strohdiek, Vasiliadis
Dortmund: Burki, Hakimi, Delaney, Sancho, Guerreiro, Hummels, Akanji, Brandt, Hazard, Piszcek, Can
Poll