Drita luan sot në 19:00 në transfertë me Antwerp. Dueli në Belgjikë vlen për turin e dytë të Conference League, me shqiptarët e Kosovës që kërkojnë një paraqitje të mirë në Europë.
Trajneri Ardjan Nuhiu ka vendosur të tijtë në fushë, teksa bie në sy skema 4-2-3-1. Përballë Dritës do jetë edhe Nainggolan, ish-mesfushori i Romës që prej dy sezonesh luan me belgët. Sfidën e gjykon Philip Farrugia nga Malta. Në turin e parë Drita kaloi Inter Turku.
Formacionet zyrtare:
