
Inter-Juventus është supersfida e mbrëmjes së sotme në Serie A. Derbi i Italisë pritet të jetë shumë e luftuar me dy skuadrat që kërkojnë fitoren për të arritur Milanin që kryeson kampionatin. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dy trajnerët.
Conte I beson Vidal nga minuta e parë në mesfushë së bashku me Barellan dhe Brozovic, ndërsa në sulm Lukaku-Lautaro. Te Juventusi ka disa mungesa për shkak të Covid-19 dhe dëmtimesh. Pirlo ka hedhur në fushë nga minuta e parë Chielinin dhe në sulm Ronaldo-Morata.
Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Brozovic, Vidal, Barella, Hakimi, Young, Lautaro Martinez, Lukaku.
Juventus: Szczensy, Danilo, Bonuci, Chielini, Frabota, Chiesa, Bentacur, Rabiot, Ramsey, Morata, Ronaldo.