Skënderbeu-Teuta është sfida e radhës në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Takimi do të luhet në Korçë dhe do të nisë në orën 13:45. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të dyja skuadrat.
Te Skënderbeu do të debutojë, Dajan Shehi, ndërsa do të ketë edhe disa ndyshime nga sfida e fundit. Te Teuta, trajneri Arapi do të nisë “epokën e 2” të tij në stolin e skuadrës durrsake dhe ka bërë pak ndryshime në formacion.
Skënderbeu: Ruçi, Bajrami, Sadriu, Shehi, Frashëri, Zguro, Pusi, Mara, Vicktor Vangjeli, Nikaj. Trajner: M.Memelli
Teuta: Qirko, Idrizaj, Ivanovic, Qaqi, Kotebelli, Aleksi, Daja, Acquah, E.Vila, L.Vila, Hebaj. Trajner: R.Arapi