
Atalanta do të luajë sfidën e 4-të në Champions League ndaj Manchester Cityt. Skuadra ku aktivizohet edhe mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti nuk ka marrë ende fitoren e parë dhe kërkon të surprizojë kampionët e Anglisë. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare që do të zbresin në fushë.
Nga minuta e parë do të jetë sërish Gjimishiti që këtë herë duhet të ndalojë Gabriel Jesusin duke parë që Agueron është lënë në stol. Trajneri Gasperini nuk ka preferuar të luajë me sulmues ''pykë" duke ulur në stol edhe Muriel. Nga ana tjetër Guardiola ka bërë disa ndryshime duke hedhur nga minuta e parë Cancelon dhe Gabriel Jesus.
ATALANTA - Gollini; Toloi, Palomino, Gjimshiti; Hateboer, de Roon, Freuler, Castagne; Gomez, Pasalic; Ilicic.
MANCHESTER CITY - Ederson; Cancelo, Otamendi, Fernandinho, Mendy; Gundogan, de Bruyne; Mahrez, Bernardo Silva, Sterling; Jesus.