
Inter-Sassuolo dhe Juventus-Napoli janë dy sfidat e prapambetura të Serie A që do të luhen ditën e sotme. Zikaltërit kërkojnë me çdo kusht 3 pikët për të ruajtur distancën me ndjekësit, ndërsa bardhezinjtë kanë një përballje direkt me Napolin për zonën Champions.
Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga të 4 ekipet që kanë hedhur në fushë lojtarët më të mirë. Te Napoli nga minuta e parë do të luajnë Hysaj dhe Rrahmani që do të sfidojnë Ronaldon dhe Moratan. Te Interi, Conte i ka besuar Darmian dhe Gagliardini në vend të Bastoni dhe Brozovic që janë të pezulluar.
Juventus (4-4-2): Buffon; Danilo, De Ligt, Chiellini; Alex Sandro; Cuadrado, Bentancur, Rabiot, Chiesa; Morata, Ronaldo.
Napoli (4-2-3-1): Meret; Di Lorenzo, Koulibaly, Rrahmani, Hysaj; Demme, Fabian Ruiz; Lozano, Zielinski, Insigne; Mertens.
Inter: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Darmian, Hakimi, Barella, Eriksen, Gagliardini, Young, Lukaku, Lautaro.
Sassuolo: Consigli, Toljan, Chiriches, Marlon, Rogerio, Obiang, Maxime Lopez, Traore, Djuricic, Boga, Raspador.