
Bylis-Skënderbeu dhe Kastrioti-Apolonia janë dy sfidat e para të javës së 3-të të Kategorisë Superiore që do të luhen në orën 13:45. Në Ballsh vendasit kërkojnë me çdo kusht fitoren pasi në dy javët e para nuk e kanë shijuar ende fitoren e parë. Nga ana tjetër Skënderbeu me disa mungesa dhe pas humbjes në shtëpi kërkojnë të bëjnë surprizën në Ballsh. Pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare nga trajnerët Dovedan dhe Ahmataj.
BYLIS: Qirko, Ymeralilaj, Stojanovic, Allan, Ndreca, Cardoso, Murataj, Hadroj, Beji, Carkanji, Mehmetllari.
SKËNDËRBEU: Dajsinani, Bicaj, Qaqi, Vangjeli, Meksi, Dououna, Vitija Rrapaj, Berisha, Pusi, Mensah.
Sfida tjetër do të jetë ajo mes dy ekipeve që erdhën nga Kategoria e Parë, Kastriot-Apolonia. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Kamzës dhe vendasit po kalojnë një momentë të mirë pasi kanë marrë 4 pikë në dy ndeshjet e para, ndryshe nga Apolonia që ka marrë vetëm një pikë. Më poshtë edhe rreshtimet e të dyja ekipeve.
KASTRIOTI: Hidi, Hussein, Bojom, Çela, Prodani, Okebugu, Mehmeti, Plaku, Moraes, Bardhi, De Silva.
APOLONIA: Harizaj, Haxhiu, Sota, Rrepaj, Benzhamin, Mihana, Mehmeti, Zaimi, Smaçi, Kuman, Artur.