
Milan dhe Benevento përballen me njëra tjetrën në orën 20.45, në kuadër të Serie A. Trajneri i ekipit nga Milano, Pioli ka vendosur për formacionin zyrtar. Nga minuta e parë janë rikthyer dy lojtarë. Bëhet fjalë për Ibra dhe Romagnoli, që do zbresin si titullar në fushë.
Mes më të mirëve është edhe Leao, i cili shpreson se do jetë vendimtar sot. Kuqezintjë kërkojnë një fitore që do i mbante në lojë, për një vend që të dërgon në kompeticionin më të rëndësishëm për klube, me emrin Uefa Champions League.
MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Dalot, Tomori, Romagnoli, Hernandez; Bennacer, Kessie; Saelemaekers, Calhanoglu, Leao; Ibrahimovic
BENEVENTO (4-3-1-2): Montipò; Depaoli, Glik, Caldirola, Barba; Dabo, Viola, Ionita; Improta, Iago Falque; Lapadula.