
Tirana do të presë të premte në orën 18:00 Partizanin. Derbi i kryeqytetit do të luhet në "Air Albania Stadium", teksa ka një rëndësi të madhe për të dyja skuadrat. Duke nisur nga rivaliteti ndër vite, dueli pritet të dhurojë emocione të forta në fushë.
Kampionët e Tiranës vijnë nga një moment "jo", duke kërkuar kthesën në ndeshjen ndaj "Demave" të Ilir Dajës. Për trajnerin e bardhebluve priten rikthime, çka do ndikojnë në përzgjedhjet e formacionit titullar.
Duket se Tirana do të luaj si në Champions, me Toshevskin që do të marrë krahun e djathtë të mbrojtjes. Të kushtëzuar nga dëmtimet, Tirana do duhet të përballojë Partizanin me organikë të cunguar.
Formacioni i mundshëm:
Tirana (4-2-3-1): Bekaj, Toshevski (Toli), Najdovski, Hoxhallari. Ismajlgeci, Batha, Gyamfi, Danso, Torassa, Muçi, Sasraku