
Piatek nuk po shënon dhe ky është një problem i madh te Milan. Në fitoren e fundit ndaj Parmës, goli erdhi nga një mbrojtës si Theo, ndërkohë që sulmi është ''i përgjumur''. Pioli ka në mëndje shumë gjëra për ndeshjen e rradhës ndaj Bolonjas, por mesa duket do i befasojë të gjithë. Në stërvitje është provuar Leao si sulmues qëndre, me Suso e Calhanoglu në krah.
Deri në fund nuk dihet s ekush do luajë në qëndër të sulmit, por Leao duket favorit për të luajtur. Forma e dobët e Piatek ka detyruar trajnerin Pioli, të shqyrtojë dhe të gjej alternativa të tjera në repartin e avancuar. Leao u ble me shumë bujë por asnjëherë nuk arriti të shafaqte talentin e tij. Tani duket se është ora e tij për të treguar gjithë potencialin që ''fsheh'' .