Ekipi i Flamurtarit vazhdon fazën përgatitore në Antalia, në Turqi, ku edhe sot që në orët e para të mëngjesit, ekipi ka zbritur në fushën e blertë në drejtimin trajnerit, për të parë gjendjen aktuale të futbollistëve.
Lojtarët po zhvillojnë provat e fundit përpara zhvillimit të miqësores së parë ndaj FK Tobol (Kazakistan), që është përcaktuar të luhet në orën 17:30 (ora lokale), në IC Santai – Belek.
Ekipi është në gjendje optimale, pasi nuk ka pasur probleme deri më tani. Faqja zyrtare e klubit ka postuar disa foto nga momenti i stërvitjes së futbollistëve, ku duket se gjithçka po ecën më së miri.