
Skuadra vlonjate ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në Dravograd në Slloveni. Kjo seancë e drejtuar nga tekniku Magani, ka filluar në orën 18:00. Ajo ka qenë e karakterit tekniko taktike.
Flamurtari udhëtoi drejt Sllovenisë për fazën përgatitore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri 2016-2017. Të besuarit e trajnerit Gugash Magani, janë vënë menjëherë nën urdhrat e tij, ditën e nesërmen do të nisin përgatitjet intensive. Teksa skuadra po kryen fazën përgatitore, drejtuesit kuqezinj po mendojnë për opsionet e mundshme që mund të ofrojnë në këtë merkato verore. Megjithatë ditët në vijim pritet të na zbardhin ngjarje të reja.
[gallery columns="1" size="full" ids="22365,22366,22367,22368,22369"]