
Flamurtari padyshim shihet si një ndër skuadrat favorite për sezonin e ri që do të startojë nesër në mbrëmje me superndeshjen Skënderbeu-Partizani. Ilir Daja është larguar nga korçarët dhe do të drejtojë ekipin vlonjat për vitin futbollistik 2018-2019-të.
Një sulm i "frikshëm" do të udhëheqë "nëndetësen" kuqezi. Bushinç në krye do të ndihmohet nga Torassa, Kale dhe Musta, të cilët shihen si lojtarët që do të vënë në vështirësi çdo kundërshtar. Gjithashtu mesfusha përbëhet nga Batha dhe Museini. Përsa i përket repartit të mbrojtjes, krahët plotësohen nga Siljanovski dhe Kotobelli, kurse në qenër Pollozhani dhe Veliu, ndërsa në portë Koliçi.
Poll