Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Flamurtari ndalet në barazim me Nk Bravo

Shkruar nga NEWSPORT
Flamurtari ndalet në barazim me Nk Bravo

Flamurtari i Gugash Maganit ka barazuar sot në miqësoren kundër Nk Bravo me rezultatin 2-2. Në këtë test stafi teknik i kuqezinjve ka ideuar dhe formacionin, i cili ka qenë me skemën 4-3-3, ku Flamurtari është treguar agresiv.

Shihet në formacion dhe i sapoardhuri Lukiç, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Teutës. Sa i përket sulmit, Magani i ka besuar të riut Dushku, i cili ka marrë një vend në formacion, po ashtu edhe Onils Idrizaj, i cili më parë ka luajtur me Sopotin në Kategorinë e Parë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-2, ku golat për vlonjatët u shënuan nga Radoviç dhe Hyseni.

Flamurtari - NK Bravo 2-2

Shënues: Radoviç, Hyseni

Formacioni: Halili, Lukiç, Berisha, Veliu, Rnic, Kuqi, Telushi, Shkodra, Radoviç, Idrizaj, Dushku. U aktivizuan: Bejte, Marku, Hoxha, Beqaj, Lucas, Zeqiri, Peqini, Gjinaj. Trajner: Gugash Magani

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga