
Trajneri i Laçit, Armando Cungu foli për ndeshjen e sotme ku ekipi i tij fitoj 3-0. Ai shprehet për ''supersport'' : " Kemi bërë një ecuri pozitive, pavarissht humbjes me Partizanin. Kemi të bëjmë me një fitore 3-0, dhe nuk është hera e parë që mbaron kështu. Ndeshja si ajo me Flamurtarin është e vështirë pasi kundërshatr të tillë nuk kanë çfarë të humbasin. U kam bërë thirrje lojtarve që nuk do jetë e lehtë dhe ashtu doli.
Merkato ? jam i kënaqur me ata që kam në dispozicion. Drejtuesit janë ata që marin vendimet dhe jo unë. Duhen afruar lojtarë pasi na duhet një kontigjent i pasur lojtarësh. E rëndësishme është ambicia e klubit. Vlen të përmendet fakti se shumë lojtarë kanë dalë nga ekipi i Laçit. Vuajtëm shumë për të gjetur golin, por pastaj gjithcka u bë me e thjesht. Ata kishin ardhur për tu mbrojtur''.