Pandemia e Covid-19 ka paralizuar aktivitetet sportive, ndërsa të gjitha skuadrat duket se janë gati për të rinisur nga nesër stërvitjen sa i takon datës 3 qeshor, atëherë kur FSHF ka vendosur që të rinisë sezoni. Flamurtari është bërë gati për këtë gjë, teksa sot janë dizinfektuar edhe ambientet e stadiumit në Vlorë dhe të gjitha zonat ku futbollistët dhe stafi kanë kontakte.
Ky është një nga kushtet e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa duket se kuqezinjtë kanë zbaturme përpikmëri protokollin. Pas disaklubeve, ka qenë radha e Flamurtarit për të kryer këtë proces, ndërsa vlonjatët e Troisit zbresin nesër në fushë pas më shumë se dy muajsh.