Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Fjalët e para si lojtar i Kukësit, Albin GASHI: Erdha në një ekip të madh, dua të përfaqësoj Shqipërinë ose Kosovën

Shkruar nga NEWSPORT
Fjalët e para si lojtar i Kukësit, Albin GASHI: Erdha në një

Kukësi ka vijuar edhe sot me zyrtarizimet. Albin Gashi është lojtari më I I I verilindorëve, ndërsa ka firmosur një kontratë dy vjeçare. 23 vjeçari është sulmues krahu dhe pritet të zëvendësojë të larguarin Abazaj.

Gashi ka qenë pjesë e Rapidit të Vienës, ndërsa ka dalë nga akademia e austriakëve. Lojtari ka një të shkuar edhe te Kombëtaret e moshave të Austria, aty ku me U19 ka zhvilluar 6 ndeshje duke shënuar 1 gol. Pas "eksodit" të gjashtë lojtarëve, Kukësi bën afrimin e radhës.

Pas nënshkrimit me trajnerin Skënder Gega, Kukësi zyrtarizoi dje portierin Tafas ndërsa sot sulmuesin Gashi. Pritet që edhe mbrojtësi Redon Dragashi të firmosë për Kukësin. Për faqen zyrtare të Kukësit, lojtari 23 vjeçar Albin Gashi u shpreh:

"Kukësi është një klub i madh në Shqipëri dhe është një mundësi e madhe për mua të tregoj talentin tim. E kam ndjekur kampionatin shqiptar kohët e fundit dhe mund të them se është një ligë e fortë dhe me lojtarë të fortë.

Vij në Shqipëri për të dhënë maksimumin tim , për të fituar të gjitha ndeshjet me Kukësin dhe për të zhvilluar futboll të bukur.

Kombëtarja e Austrisë? Nuk është prioritet për mua. Dua të jap 100% për Kukësin dhe të shohim çfarë ndodh. Jam shqiptar dhe do të ishte nder për mua të përfaqësoja kombin shqiptar, qoftë me Shqipërinë, qoftë me Kosovën", u shpreh Gashi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga