
Partizani fitoi derbin përballë Tiranës në kampionat dhe ndaj Kukësit në Kupën e Shqipërisë, për të qetësuar situatën brenda klubit. Kjo pasi në 12 takime të Superiores kishte fituar vetëm 1 ndeshje dhe për këtë duhet të vinte ndryshimi.
Pas 2 ndeshjeve me ngarkesë, te klubi kampion kanë menduar të shpërblejnë lojtarët. Kështu dita e nesërme do të jetë pushim, për të filluar më pas përgatitjet për takimin kundër Skënderbeut.
Kujtojmë se me këta të fundit, Partizani luan të dielën në Korçë. Ndeshja luhet në orën 17:00 dhe të dyja klubet i kanë mëse të nevojshme pikët për arritjen e objektivave sezonalë.
Poll