
Shkëndija e Tetovës e ka mbyllur me fitore fazën përgatitore në Antalia. Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Slovan Liberec me golin e Ibraimit.
Pjesa e parë nuk ka prodhuar gola, ndërsa në të dytën kuqezinjtë kanë gjetur rrugën e rrjetës me kapitenin Ibrahimi që i jep kështu fitoren në këtë takim miqësor. Shkëndija do të rikthehet në Maqedonin e Veriut për të nisur përgatitjet për rifillimin e kampionatit.
Skuadra e Gjokës do të ketë një mision të vështirë për fitimin e titullit kampion pasi pas 18 javësh të luajtur ndodhet në vendin e dytë me 12 pikë larg Vardarit kryesues.
Poll