Llotot në vendin tonë janë ndaluar me ligji që prej muajit janar të vitit 2019. Por edhe pse në Shqipëri janë ndalur llotot vijojnë të luhen në Maqedonin e Veriut dhe kjo nuk e ka penguar mbrojtësin e Teutës për vendosur lloto.
Bëhet fjalë për Balgoja Todorovski që ka luajtur një skedinë në Maqedonin e Veriut dhe ka arritur që fitojë. Lekët e fituar (60.000 mijë denar) janë afërsisht 120 mijë dhe mbrojtësi i Teutës do t'i dhurojë për bamirësi në Klinikën Universitare për Sëmundje në Shkup. Todorovski priste gjithashtu edhe Interit, por ndeshje u shty për shkak të "coronavirusit" dhe kompania e llotos vendosi ta bënte biletën fituese.
"Jam i lumtur që bileta ime është fituese dhe që kam ndihmuar në një farë mënyre në Klinikën Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve në Shkup. Paratë do të përfundojnë në duart e duhura, "tha Todorovski.
