
Mirel Josa ka folur pas fitores 2-1 kundër Bylisit. Trajneri i Kukësit deklaroi për mikrofonin e Supersport:
"Ka vështirësi në ndeshje. Ka pasur presion skuadra. Ekipi luajti sot me një dëshirë. Kishte dëshirë, por nuk luajtëm mirë në 20 minutat e para. U munduam të shtynim përpara. Mbrojtja kundërshtare ishte e përqëndruar mirë. Mesfushorët e tyre punuan mirë. Mund të themi shumë gjëra po t'i futemi analizës. Patëm durim loje për të gjetur momentin për të goditur. Edhe Bylisin e bëri punën normalisht.
Skënderbeu? Është një ndeshje që Skënderbeut i duhet me çdo mënyrë. Vjen nga një standart ecurie pozitive. Mua më preukopon shumë ekipi im. Lojtarët nuk kanë pasur kohë të bëjnë shumë ndryshime. Të shohim se si do të rikuperohemi për të përballuar ndeshjen në Korçë. Normalisht unë me shokët dhe miqtë e mi në Korçë që i vlerësoj shumë, sidomos njerëzit që nuk kanë lidhje me Skënderbeun, por që janë vetëm tifozë, kam folur gjatë kësaj periudhe. Për çdo gjë unë jam i bindur që skuadra do të luajë drejt futboll. Edhe këtë ecuri që kemi pasur në dy ndeshjet e fundit, s'besoj se do ta njollosim emrin e ekipit në dy ndeshjet e fundit. Skënderbeu e ka potencialin për të luajtur futboll.
Futbollistët e larguar? S'i kam larguar unë. Nuk ishte momenti që ata të largoheshin. Megjithatë çdo largim i tyre, na ka prishur disi punë. Unë s'po them se këtu s'ka probleme, ju më keni thënë se si ekipi mbron. Kemi rritur mënyrën e rigorizitetit në mbrojtje", ka thënë ai.