Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Firo” te Tirana, nesër largohet me mirëkuptim një mbrojtës

Shkruar nga NEWSPORT

Dritan Smajli nuk do të jetë më pjesë e Tiranës. Lezhjani që luajti në krahun e djathtë të mbrojtjes badheblu nuk do të jetë më pjesë e grupit për sezonin e ardhshëm futbollistik. Burime pranë klubit bëjnë me dije se palët kanë rënë dakord që të ndërpresin marrëdhëniet, ndërsa nesër do t’i japin dorën njëri-tjetrit, pasi do të pajiset dhe me leje-kalimin. Kështu, Dritan Smajli do të jetë largimi i pestë nga bardheblutë në këtë merkato vere.

[caption id="attachment_10745" align="alignleft" width="300"]Dritan Smajli me fanellën e Tiranës Dritan Smajli me fanellën e Tiranës[/caption]

Në karrierën e tij Dritan Smajli ka luajtur për Besëlidhjen, Kukësin, Vllazninë, Flamurtarin dhe së fundmi Tiranën. Smajli ka luajtur si mbrojtës i djathtë te bardheblutë për një sezon, ku është aktivizuar në 26 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol. Në këtë moment Tiranës i duhet që të mendojë për të zëvendësuar pesë vendet e lëna bosh nga lojtarët e larguar. Më parë prej 24-herë kampionëve janë larguar Elis Bakaj, Masato Fukui, Ilir Avdyli dhe Argjend Malaj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga