Kastriot Dermaku i dha fund aventurës së tij me Cozencën dhe tashmë do të luajë në Serie A. Qendërmbrojtësi i Kombëtares firmosi kontratën e tij me Parmën dhe që nga viti i ardhshëm do të garojë në elitën e futbollit italian. Por, gjë e tillë nuk do të ishte bërë e mundur pas ish-skuadrën e tij, Cozencën dhe për këtë arsye, Dermaku ka publikuar një letër. Mbrojtësi falenderon skuadrën ku kaloi dy sezone dhe arriti Kombëtaren dhe Parmën.
“Dhe ja ku jemi, mirënjohje. Nuk është e lehtë të gjej fjalët për të përshkruar emocionin tim. Kam shpenzuar dy vite të mrekullueshme dhe një falenderim, është e fundit që mund të bëj. Cosenca më rriti si njeri, si futbollist dhe më dha mundësinë të luaj në Kombëtare si dhe, të kaloj në kampionatin më të fortë. Cosenca më bëri të njoh njerëz të mirë, por mbi të gjitha, më dhuroi emocione të pabesueshme të cilat do t’i kujtoj gjatë gjithë jetës.
Dua të falënderoj t gjithë, klubin, stafin, tifozët, qytetin që më bëri të ndihem si në shtëpi. Të gjithë ata që punuan në prapaskenë, magazinierët dhe të gjithë, të gjithë ata që udhëtuan me mua në këto dy vite. Nga sot, ju do të keni një fans më shumë. Faleminderit Cosenca dhe Mirupafshim”.