Alush Gavazaj është tashmë zyrtarisht futbollist I skuadrës së Renovës në Maqedoninë e Veriut. Pas largimit nga skuadra e Vushtrisë, futbollisti ka arritur të gjejë menjëherë skuadrën e re. Futbollisti I cili më parë është aktivizuar në Superiore me ekipet si: Tirana, Tërbuni, Korabi apo Bylis, është shprehur tepër optimist për aventurën e re që e pret. Në një pronocim për Klan Macedonia, Gavazaj premtoi se do të jepte maksimumin në mënyrë që klubi të arrinte objektivat.
“Kisha dëshirë për një aventurë të re në Maqedoninë e Veriut. Dhe sapo u njoftova që Renova kishte një interesim nuk hezitova dhe kisha shumë dëshirë që të bëhesha pjesë e klubit. Një grup shumë I mirë, atmosferë shumë e mirë. Shpresoj të fillojmë nga puna direkt. Na pret një punë shumë e madhe për objektivat që ka klubi. Premtoj se do të japë maksimumin nga vetja. Shpresoj që të jemi të kënaqur të dyja palët me njëra-tjetrën”, ka thënë Gavazaj.