Giacomo Vrioni firmosi me Juventusi gjatë merkatos së janarit. Sulmuesi shqiptar u largua nga Cittadella ku ishte në huazimi pas marrëveshjes me Sampdorias që kishte kartonin e tij dhe bardhezinjve.
Sulmuesi shqiptar beri debutimin e tij me Juven B javën e kaluar, ndërsa tani është grumbulluar edhe nga trajneri Sarri për t'u stërvitur me ekipin e parë. Është vetë lojtari që e ka publike një gjë të tillë në faqen e vetë në Instragram.
Vrioni shihet në një dyluftimi me Chielinin që është rikuperuar nga dëmtimi. Shumë shpejt mund të ketë edhe një thirrje për të nga trajneri Sarri për ndonjë ndeshje të kampionatit.

Poll