
Vilfor Hysa kërkon të largohet nga Lushnja. Sulmuesi u bashkua me lagunarët në fillim të sezonit, duke zhvilluar dy muaj në Kategorinë e Parë. Hysa nuk ka dalë së fundmi në stërvitje, duke kërkuar prishjen e kontratës.
31 vjeçari kryeqytetas ka zhvilluar shtatë ndeshje këtë sezon me verdhjeshilët, duke shënuar një gol. Lojtari dhe klubi duket se do gjejnë gjuhën e përbashkët, pasi për arsye personale Hysa nuk dëshiron të jetë më pjesë e Lushnjës.
Poll