
Nesër në orën 18:00, Roma dhe Milani do të përballen në Olimpico për javën e 32-të të Serie A. Do të jetë një ndeshje nivel finaleje teksa 2 klubet ndajnë nga 56 pikë dhe duelojnë ashpër për një vend në zonën Champions, aktualisht Milani në të 4-tin ndërsa Roma në të 5-tin jashtë saj.
Kryeqytetasit vijnë me mungesa të rëndësishme teksa mbrojtësit Smalling dhe Ibanez do të jenë mungesa të sigurta ndërsa frikë jep edhe ylli i skuadrës, Paulo Dybala, i cili pritet ta nisë nga stoli këtë sfidë.
Lajm i mirë është për Kumbullën teksa sheh t’i hapet rruga në formacionin titullar me Mourinhon që kërkon një ekip solid në mbrojtje, sidomos në krahun e djathtë, aty ku Theo dhe Leao pritet të ndezin motorrët.