Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Filizat" bardheblu nisin zyrtarisht nga puna, klubi i TIRANËS njofton: Ju mirëpresim në "Skënder Halili"

Shkruar nga NEWSPORT
"Filizat" bardheblu nisin zyrtarisht nga puna, klubi i TIRANËS

Akademia e Tiranës do të nisë zyrtarisht nga puna për sezonin e ri 2021-2022. Klubi bardheblu bën me dije që në datën 18 gusht kryeqytetasit do të zbresin në fushë për përgatitjet e edicionit të ri. Në kanalin zyrtar të 25-herë kampionëve të Shqipërisë, shkruhej:

"Akademia e Futbollit Tirana do të nisë zyrtarisht sezonin e ri 2021/2022 në datë 18 Gusht.

Shkolla e bardhebluve ka filluar tashmë përgatitjet për të pritur të rinjtë e të gjitha moshave. Një kamp me infrastrukturë moderne ku tashmë do të vihen në dispozicion 3 fusha të reja për të lehtësuar seancat stërvitore.

Ditët në vazhdim do të bejnë të ditur edhe emrat e trajnerëve nga U-7 deri tek U-21 ku do të ketë emra të lakuar të botës së sportit dhe Superiores.

Kjo akademi, më e madhja në llojin e saj në vend prodhon cdo vit talente të spikatur. Vetëm këtë sezon ekipi i parë ka në organikën e saj plot 6 lojtarë të cilët janë prodhim i Akademisë së Futbollit Tirana, gjë që vërteton se është trampolina më e mirë drejt suksesit.

Ju mirëpresim në datën 18 Gusht në kompleksin stërvitor "Skënder Halili".

Akademia e Futbollit Tirana- Me hapa Kampionësh!"

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga