Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Federata mbulon gabimin, rrit në detyrë gjyqtarin Koçi duke i dhënë gjykimin e Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
Federata mbulon gabimin, rrit në detyrë gjyqtarin Koçi duke i

Dy ditë më parë, arbitri Andi Koçi i cili sapo mori stemën e FIFA-as, bëri një gafë në takimin Pogradeci - Apolonia. Ai ndëshkoi në pjesën e parë Mehmetin e Apolonisë me karton të verdhë dhe më pas po këtë lojtar kur do të dilte nga fusha për t’u zëvendësuar e ndëshkoi sërish me të verdhë për shkak të vonesës. Por, çuditërisht nuk i nxori kartonin e kuq!

Lojtari u zëvendësua normalisht, në një kohë që Mehmeti duhej të kishte lënë lojën si i dënuar dhe fierakët të bënin zëvendësim tjetër dhe Apolonia të luante me 10 lojtarë minutat e mbetura.

Kur pritej që ndaj gjyqtarit Koçi të merrej masë nga ana e Federatës, ky i fundit jo vetëm që nuk është penalizuar, por u caktua të gjykojë një takim të Superiores, bëhet fjalë për ndeshjen Flamurtari - Partizani.

Si duket, ky gabimi i gjyqtarit që sapo ka marrë stemën e FIFA-as është kaluar pa asnjë problem nga FSHF-ja, duke i lënë gjërat të ndjekin normalitetin, sikur asgjë të mos kishte ndodhur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga