
K.F Sopoti ka zyrtarizuar mqiësoren e parë për këtë vit. Bëhet fjalë për ndeshjen kundër Devollit me datën 18 janar në orën 14.00. Gjithçka është njoftuar nga klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Trajneri Stojku ka një grup të mirë lojtarësh dhe ky test do jetë i rëndësishëm për dy arsye. Se pari duhet ruajtur forma e lojtarëve për pjesën e mbetur të seozonit. Së dyti, duhen identifikuar problematikat e skaudrës.
Këto të fundit nuk janë të pakta, duke parë në mënyrë urgjente nevojën për merkato. Kuptohet që fillimisht do bëhen vlerësime, e më pas do dilet në konkluzione. Një kundërshtar si Devolli, i një niveli të lartë tregon shumëçka. Kjo ndehsje është vlerësuar maskimalisht për të dyja palët, edhe pse është thjesht një miqësore.