
Partizani ka lënë kryeqytetin dhe është vendosur në Pogradec. Të kuqtë për afro dy javë do përgatiten buzë qytetit liqenor, për të qenë gati për fillimin e sezonit në Superligë.
Kampionati i ri nis në 20 gusht, me stafin e kuq që e ka parë të udhës për një tjetër grumbullim. Kujtojmë se për sfidat kundër Saburtalo në Conference League, “Demat” u stërvitën në Slloveni.
Larg të nxehtit të Tiranës dhe në qetësi, Mehmeti do përgatisë të besuarit e tij, teksa nuk përjashtohen afrime në ekip. Veç klimës, në Pogradec janë duke u stërvitur disa skuadra, me Partizanin që do zhvillojë disa teste miqësore.
Poll