
Dje në mbrëmje, tifozët e Tiranës kanë takuar lojtarët në hotelin ku skuadra është grumbulluar. Një përfaqësi e “Tirona Fanatics” ka kërkuar të takoj disa nga futbollistët më të rëndësishëm të Tiranës për ti dhënë një mesazh të rëndësishëm. “Luani fort dhe për fanellën. Ne do të jemi me zemër në stadium. Nuk kemi asgjë me ju dhe as nuk kemi patur”, mësohet t’u kenë thënë lojtarëve tifozët bardheblu. Fanatics do të vijojnë protestën e tyre duke e bojkotuar derbin e të henës me Partizanin për shkak të pakënaqësive që kanë me presidentin Refik Halili. Tifozët bardheblu do të grumbullohen tek “Xhamlliku” për të ndjekur aty përballjen e Tiranës me rivalët e përjetshëm.
Poll