Robin Krasqini mbrëmjen e djeshme zbriti në ring, teksa sfidoi Nadjib Muhammed. Ky i fundit pas 9 raundesh u skualifikua nga gjyqtari për goditje të parregullta ndaj boskierit shqiptarë. Kjo duel u zhvillua në Prishtinë në “Fadil Vokrri”.
Për këtë fitore mjaft të rëndësishme ka reaguar edhe Krasniqi, i cili ka falenderuar të gjithë për mbeshtetjen, ndërsa ka theksuar se realizoj ëndrrën e fëmijërisë, së pari të luante përpara tifozëve shqiptar dhe së dyti mori fitoren në një projekt kaq të madh.
“Faleminderit populli im, faleminderit Prishtinë, faleminderit Kosovë, për gjithë këtë përkrahje tuajën.
Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar, fillimisht nga realizimi i ëndrrës sime për të boksuar para jush, e edhe më pas me fitoren e sontme timen dhe tuajën gjithashtu.
Falenderoj çdo ekip e person të angazhuar në këtë mega projekt timin.
I juaji, Robin Krasniqi”, ka shkruar në postim.