Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Vrau me thikë në zemër Martin Canin, Prokuroria “kopsit” dosjen dhe dërgon për gjykim Mario Përlleshajn, në “sitë” stafi i shkollës “Fan Noli”

Shkruar nga NEWSPORT
Vrau me thikë në zemër Martin Canin, Prokuroria
Martin Cani, futbollisti i Dinamos U-15 / autori Mario Perlleshaj

Prokuroria e Tiranës ka “kopsitur” dosjen dhe ka çuar për gjykim të miturin Mario Përlleshaj i cili akuzohen për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, ish-futbollistit të Dinamos, Martin Cani.

Përmes një njoftimi zyrtar Prokuroria bën me dije se Mario Përlleshaj akuzohet për kryerjen e veprës penale “Vrasje në rrethana cilësuese”.

Gjithashtu, mësohet se hetimet janë duke vijuar për stafin e shkollës “Fan Noli”, ku dy të miturit studionin.

“Nga ana e organit të akuzës është vendosur ndarja e akteve të këtij procedimi, të akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës, të cilat janë regjistruar në një procedim tjetër, dhe për të cilin hetimet vazhdojnë  pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ashtu si dhe kemi njoftuar më herët prindërit e të miturve nuk janë njoftuar nga shkolla për sherret që kishin fëmijët e tyre para se të ndodhte ngjarja. Madje aludohet se autori i mitur, 14-vjeçari Mario Përlleshaj ka pasur edhe thikë në shkollë.

Kujtojmë që ngjarja u shënua mesditën e 18 nëntorit të vitit të kaluar, ku një konflikt mes nxënësve të “Fan Nolit” përfundoi në një tragjedi.

Nga sherri me thika mes 14-vjeçarëve humbi jetën Martin Cani dhe u plagos shoku i tij Luis Meçja. Autori i kësaj ngjarje, Mario Përlleshaj u arrestua orë më vonë.

Njoftimi: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.P., i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, e parashikuar nga neni 79, shkronja a) dhe dh) i Kodit Penal, në dëm të të miturve M.C. dhe L.M.

Pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me procedimin penal nr.7676, të regjistruar datë 18.11.2024/

Gjithashtu, nga ana e organit të akuzës është vendosur ndarja e akteve të këtij procedimi, të akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës, të cilat janë regjistruar në një procedim tjetër, dhe për të cilin hetimet vazhdojnë  pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga