
Martin Cani, futbollisti i Dinamos U-15 / autori Mario Perlleshaj
14-vjeçari Mario Përlleshaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ku kërkon shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga gjykata për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, futbollistit Martin Cani.
Rekursi është dorëzuar në Gjykatën e Lartë nëpërmjet avokatëve mbrojtës së Përlleshaj, ndërsa gjyqtari i caktuar që do të marrë nën shqyrtim këtë kërkesë është Ilir Panda.
Mario Përlleshaj akuzohet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Canit pas një konflikti pranë ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytet. Tashmë Përlleshaj mbahet i izoluar në insitucionin e të miturve në Kavajë.
Poll