
Fotomontazh/ Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi dhe gjyqtari i vrarë Astrit Kalaja
Ditën e djeshme Tirana u “trondit”, pasi gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit. Ngjarja e ndodhur në Gjykatën e Apelit la të shokuar të gjithë, ndërkohë që autori është Elvis Shkambi nga Shkodra.
Në lidhje me vdekjen e gjyqtarit Kalaja ka reaguar edhe presidenti i klubit të Vllaznisë, Alban Xhaferi. Ky i fundit ka publikuar në “InstaStory”, një poezi të Astrit Kalasë, vargje të lidhura me Shkodrën.
Ndërkohë që krah kësaj poezie, Alban Xhaferi shkruan: “Lamtumirë, Zoti e mëshiroftë”. Këtë reagim, presidenti i Vllaznisë e shoqëron edhe me “emoji” me lot në sy.

Reagimi i Alban Xhaferit:
Poll