Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vendosur që kohëve të fundit përveç anës politike të nxjerrë në pah dhe atë sportiv.
Pas Monika Kryemadhit, me të cilën tanimë është në proces divorci, edhe Meta “iu fut me kokë” palestrës dhe aktivitetit fizik. Çdo ditë ai është duke na suprizuar. Njëherë shfaqet duke ngjitur male, herën tjetër duke bërë not e paralele, ndërkohë së fundmi ka vendosur që të vijë edhe si “futbollist”.
I ftuar në studion e “Kampion” në Tv Klan, presidenti Meta u shfaq duke bërë xhonglime me top. Por, si duket nuk i kanë shkuar ashtu si duhet pasi papritur u rrëzua në mes të studios.
© Credits https://www.tiktok.com/@rtvklanofficia
@le1nelyrics nuk ka vend per ta ???????? #fyp #viral #albania???????? #kosova???????? #le1nelyrics #football ♬ original sound - Le1neLyrics????????
Poll