Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

VIDEO/ Festë dhe alegri tironse në periferi të kryeqytetit, Red Vogli e “djeg” në 1-vjetorin e të birit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Festë dhe alegri tironse në periferi të kryeqytetit, Red
Pamje nga festa e ditëlindjes së djalit të Red Voglit

“O Rion, o Rion, ti për ne je kampion”, kjo ishte qershia mbi tortë mbrëmjen e djeshme të organizuar nga lojtari i Tiranës Red Vogli për të birin e tij që mbushi 1 vjeç që nuk hezitoi të merrte mikrofonin për t’i dedikuar këto rreshta të voglit të vet.

365 ditë të mbushura plot emocione e dashuri, u kurorëzuan në mënyrën më të bukur të mundshme nga shtatlarti i skuadrës së basketbollit të Tiranës. Me bashkëshorten e tij, Klaudian, kishin organizuar një event special që do të mbesë gjatë në memorien e të gjithë të pranishmëve.

Të ftuar familjarë dhe miq, në periferi të Tiranës nuk mund të mungonte edhe Pajtim Struga për ta ngjyrosur mbrëmjen e djeshme plotësisht me ngjyrat bardheblu. “Faleminderit të gjithëve që keni ardhur dhe na keni nderuar me praninë tuaj. Kjo mbrëmje është e Rionit, ndaj ju ftoj të gjithëve ta shijoni në maksimum”, këto ishin fjalët e lojtarit të basketbollit të Tiranës që pas atij momenti nuk qëndroi më i ulur duke kërcyer apo dhe kënduar këngët e repertorit të Pajtim Strugës.

Një ditëlindje që zgjati për afro katër orë të mira, me të voglin që nuk u “dorëzua”, por qëndroi zgjuar si për të përcjellë dhe respektuar të ftuarit sipas traditave tironse.

E ku ka më bukur që të gëzosh? Ndaj stafi i redaksisë së Newsport i uron jetë të gjatë dhe plot shëndet pranë prindërve të tij bukuroshit të vogël bardheblu.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga