
Saimir Demi
Ditën e sotme bota e sportit dhe e gazetarisë u përball me ndarjen nga jeta të Saimir Demit. Gazetari 57-vjeçar u nga nga jeta parakohe pas një sëmundjeje që e mundonte prej muajsh.
Pas shumë klubeve në Shqipëri, për humbjen e Demit ka reaguar dhe Dinamo në faqen e tyre zyrtare.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e parakohshme të Saimir Demit!
Angazhimi dhe pasioni i tij për gazetarinë sportive do të mbeten gjithmonë të paharrueshme.
Në emër të presidentit të FC Dinamo City, z.Adrian Bardhi, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve të tij.”, shkruan klubi dinamovit.
Poll