Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

U fërshëllye nga i gjithë stadiumi, Sokol Kushta reagon për Granit Xhakën: Familje për t'u marrë shembull, futbolli në plan të dytë

Shkruar nga NEWSPORT
U fërshëllye nga i gjithë stadiumi, Sokol Kushta reagon për
Sokol Kushta - Granit Xhaka/ Fotomontazh

Reagimet e “Ultrasve” të Dardanëve kundër Granit Xhakës, ndeshjen e djeshme kanë bërë një bujë të mëdha mediatike. Nga biseda e tensionuar me kryetifozin e ekipit të Kosovës, e deri tek deklaratat e vetë futbollistit, i cili pranonte se nuk është ndjerë mirë gjatë ndeshjes.

Për detajet që shoqëruan sfidën  ka reaguar edhe ish-futbollisti, Sokol Kushta. Në një postim në rrjetin social "Facebook", Kushta ka vlerësuar familjen nga e cila vjen, Granit Xhaka por ka kritikuar dhe sjelljen e  tifozëve. Sipas tij futbollisti duhet të merret shembull për kontributin e tij, duke pranuar kështu se është në krah të tij por dhe të çdo personaliteti që e mbështet 33-vjeçarin.

“Doja sot të uroja për kualifikimin e Kosovës që bashkë me Shqipërinë bënë një hap shumë cilësor në futbollin botëror, por u zhgënjeva mbrëmë dhe futbolli më kaloi në plan të dytë.  Xhaka si familje është një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë shqiptarët kudo në botë dhe jot ë ofendohet në atë mënyrë si mbrëmë. Shikoj një reagim pozitiv nga shumë personalitete si në Kosovë dhe Shqipëri dhe unë i mbështes ata”, ka shkruar Sokol Kushta.

U fërshëllye nga i gjithë stadiumi, Sokol Kushta reagon për
 

 

Poll

Lexo gjithashtu