
Mirlind Daku është kthyer në një çështje të rëndësishme sa i përket situatës së Kombëtares shqiptare. Sulmuesi, i përshirë nga emocionet pas barazimit në minutën e fundit ndaj Kroacisë, u bë pjesë e një kori të tifozëve shqiptar kundër serbëve dhe maqedonasve.
Reagime të shumta nga vende përkatëse, si dhe vetë Daku që kërkoi falje publike. Por, UEFA ka hapur çështje disiplinore ndaj tij dhe pritet vendimi që do të marrë. Trajneri shqiptar, Ismet Munishi është i bindur që Daku nuk do të përjashtohet dhe së bashku me Arbër Hoxhën do të kualifikojnë Shqipërinë në fazën tjetër.
“Dyshja që na kualifikon. I pranoj bastet nga të gjithë që Mirlind Daku nuk denohet me ndeshje, edhe nga ata që po gezohen që ky është në Disiplinorë”, shkruan Munishi në Facebook.