Tragjedia e cila ndodhi në një bar të një resorti luksoz në Alpet e Zvicrës, ku humbën jetën 4 persona dhe u plagosën 100 të tjerë, ka prekur mbarë opinion publik. Viktimat janë të moshave të reja, madje disa edhe adoleshentë, duke e bërë situatën edhe më të rëndë.
Në mesin e të plagosurve është edhe futbollisti francez i Metz, 19-vjeçari Tahirys Dos Santos. Ai është transportuar me helikopter në një spital në Gjermani për trajtim mjekësor, pas djegieve të rënda që pësoi gjatë zjarrit në bar.
Klubi i tij, Metz konfirmoi se Dos Santos u plagos rëndë dhe është duke marrë kujdes të specializuar në spital. Sipas klubit, situata e tij është kritike, por nuk dihet nëse rrezikon jetën, ndërsa klubi premton të ofrojë përditësime për gjendjen e tij, nëse do të ketë ndryshime të rëndësishme.
FC Metz ka shprehur mbështetjen e plotë për familjen dhe futbollistin, duke e cilësuar këtë incident si një tragjedi që prek të gjithë klubin.
