Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Te Mallorca “të tërbuar”, gratë e futbollistëve u ngacmuan nga tifozët sauditë

Shkruar nga NEWSPORT

 

Te Mallorca “të tërbuar”, gratë e futbollistëve
Mallorca

Përveç disfatës ndaj Real Madridit në gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, te Mallorca nuk janë aspak të kënaqur nga Arabia Saudite. Veçanërisht bashkëshortet e lojtarëve, të cilat tregojnë se janë ngacmuar nga disa tifozë të atij vendi.

Gruaja e Dani Rodriguez, Cristina Palavra pretendoi se ishte ngacmuar nga tifozët sauditë. “Burrat nga ky vend filluan të na fotografonin nga afër dhe duke na ngacmuar. Dalja ishte pak e komplikuar. Ishim me fëmijët, por nuk kishte roje sigurie”, shprehet Palavra.

“Turp! Shkoni të shikoni një ndeshje futbolli me familjen tuaj... ku është organizata e Federatës? Jo gjithçka rrotullohet rreth parave”, u shpreh dhe Dani Rodriguez.

Gjithashtu dhe bashkëshortja e Dominik Greif, Natália Kaluzová kishte të njëjtat fjalë për mediat. “Pas ndeshjes formuam një grup të madh për t’u kthyer në hoterl dhe gjithçka ndodhi atje. Një grup njerëzish erdhën tek ne dhe na fimuan, na shtynë, na ofenduan arabisht, na regjistruan pa pëlqimin tonë dhe kishte sulme”, shprehet Natália Kaluzová.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga